14-12-2024

Vdes një punëtor pasi goditet nga një mjet i fortë metali në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Një person i moshës së re, 25 vjeçare humbi jetën tragjikisht në një objekt ndërtimi.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se incidenti tragjik ndodhi pasi një punëtor goditi aksidentalisht viktimën, duke i rënë mjeti i fortë në kokë nga një lartësi ku po bëheshin disa punime.

Gazeta e Prizrenit mëson se viktima është V. G nga fshati Vragali i Fushë Kosovës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi i urgjencës, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po e hetojnë rastin. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.