20-09-2024

Prizren: Ky është personi i arrestuar nga Antidroga, dyshohet për shitblerje

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar një aksion në Prizren, që rezultoi me prangosjen e personit të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali i arrestuari është Ridvan Çoçaj.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme dhe materiale tjera të vlefshme për hetuesit.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici dhe do të hetohet për veprën penale ”blerja, posedimi, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.