04-05-2024

Prizren: LDK mbajti Kuvendin, zgjodhi kryetarin dhe strukturat e reja

Gjatë ditës së sotme, LDK në Prizren mbajti Kuvendin X zgjedhor, ku u zgjodhen strukturat e reja të degës, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas njoftimit në këtë proces të suksesshëm zgjedhor, me votë të fshehtë e demokratike u zgjodhën strukturat e reja të degës, ndërsa nga 91 delegatë të pranishëm, me 74 vota PËR, kryetar dege u zgjodh, Driton Selmanaj.
“Pjesëmarrja e një numri të madh të anëtarëve në këtë proces zgjedhor të LDK-së, nëpër të gjitha degët e qytetet e Kosovës, po tregon fuqizim e mobilizim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./ Gazeta e Prizrenit.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, tribunë dhe teksti

Asnjë koment

Comments are closed.