27-07-2024

Prizren: Lëndohet një polic gjatë aksionit të Antidrogës, sekuestrohet marihuanë

Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar dje një aksion në Komunën e Prizrenit, që rezultoi me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë me një sasi të marihuanës.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij, Sinjali mëson se një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Pasi situata është vënë nën kontroll, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga e ndarë në dhjetëra doza është sekuestruar si provë materiale.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit, nën dyshimet për shitblerje të drogës. /GazetaSinjali/

Asnjë koment

Comments are closed.