21-05-2024

Prizren: Mbahet tubim përkujtimor kushtuar pronarit të kompanisë së mirënjohur ”Vebi Zhuri”, Masar Ajazajt

Sot, është përkujtuar në një tubim të organizuar nga familja, Masar Ajazaj, pronar i kompanisë së mirënjohur “ Vebi Zhuri”, i cili ndërroi jetë në moshën 62 vjeçare para tre ditësh.

I ndjeri Masar Ajazaj, u vlerësua se kishte virtyte të larta njerëzore, kombëtare dhe familjare, duke kontribuuar në zhvillimin e kompanisë së familjes, pjesëmarrës i demonstratave studentore të vitit 1981 si dhe mbëshetës i dëshmuar i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miku i ngusht i të ndjerit, profesor Muharrem Elezkurtaj, tha se Masar Ajazaj, përveç se ishte atdhetar, ai ka qenë edhe një person tejet shoqëror dhe i vyeshëm për familjen e tij, percjell Tv Prizreni. Në kuadër të këtij tubimi kushtuar të ndjerit, Masar Ajazaj, është mbajtur edhe një ceremoni fetare nga imamë nga Zhuri dhe Prizreni.

Asnjë koment

Comments are closed.