Prizren: “Mbushet Shtëpia e Bardhë”, Totaj priti ish zv/drejtorin politik të fushatës së Presidentit Clinton dhe afaristë të fuqishëm shqiptarë (FOTO)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot priti solemnisht ish-zëvendësdrejtorin politik kombëtar të fushatës së parë elektorale të ish-Presidentit amerikan, Bill Clinton, Christopher Hyland dhe biznesmenët e fuqishëm shqiptarë nga SHBA-të, Kanadaja, Evropa, Australia si dhe nga shtete të tjera botërore. Ata po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të Mbledhjes Botërore të Kryesisë së Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare (RRBDSH), raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Njoftimi nga Komuna e Prizrenit:

Me këtë rast, Hyland, shprehu gëzimin për zhvillimin e Kosovës në përgjithësi, si dhe bëri thirrje që qytetarët ta largojnë vëmendjen nga shtetet perendimore, në kërkim të jetës më të mirë, pasi, sipas tij, thesari i njeriut është në vendlindje. Ai falënderoi Kryetarin Totaj për mikpritjen, duke e lavdëruar punën e madhe që po bëhet dhe që do të bëhet në Prizren, në të ardhmen e afërt.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbë

Kryetari Totaj, shpalosi potencialin e Prizrenit, si ambient i përsosur për biznes, dhe i ftoi të pranishmit për bashkëpunim konkret për zhvillim më të madh ekonomik dhe rritje të investimeve në Kryeqytetin Historik.

Ndërkaq, kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, Nazar Mehmeti, tha se vizita e tyre në Kosovë është për t’i parë mundësitë për investime, që rrjedhimisht, do të gjeneronin vende pune dhe zhvillim socio-ekonomik.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Në mesin e delagacionit të RRBDSH-së, ishin edhe Elmi Berisha, Kryetar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, Fehmi Fetahi, pronar i “Vali Ranch” në Gjilan dhe Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër dhe atdhetarë të shumtë nga diaspora që kanë kontribuuar për Pavarësinë e Kosovës.

Në fund të takimit, Kryetari Totaj dhe z. Hyland, shkëmbyen dhurata të vlefshme për të dyja palët.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Ndërkaq, Kryetari, Shaqir Totaj, mori pjesë edhe në organizimin e Universitetit të Prizrenit  ‘Ukshin Hoti’ ku Christopher  Hyland u dekorua me titullin “Doktor Honoris Causa”. /Gazeta e Prizrenit

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Mund të jetë një imazh i 13 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "WELCOME"