Gjatë javës që po lëmë pas, në Prizren janë regjistruar 61 lindje.
Krahasuar me dy javët e kaluara, në maternitetin e spitalit “Prim.Dr.Daut Mustafa” janë gjashtë lindje më pak, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.
Mbështetur në shënime del se numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore. Këtë javë gjithsej kanë ardhur në jetë 35 djem dhe 26 vajza.
Javën që po e lëmë pas nuk ka pasur asnjë lindje gemellare (binjak), ndërsa pothuajse pak më shumë se 1/3 e lindjeve janë “cezariane” me operim, që janë karakteristikë e kohëve të fundit, pasi ato po preferohet gjithnjë e më shumë, sidomos nga nënat e reja.
Do theksuar se derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/