Gjatë javës që lamë pas, në rajonin e Prizrenit janë regjistruar 15 raste të vdekjeve.
Referuar shifrave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka 7 raste më pak se javën paraprake, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Rajoni i Prizrenit ende rangohet ndër vendet e para me rastet e kësaj natyre në nivel vendi.
Nga numri i përgjithshëm i vdekjeve, 10 janë në komunën e Prizrenit, 4 në atë të Suharekës, 1 rast në Dragash.
Personi më i ri në moshë, që ka vdekur javën që shkoi është raportuar një 60 vjeçar, ndërsa më i vjetri 91 vjecar, që të dy nga komuna e Prizrenit.
Në raporte nuk paraqiten viktimat sipas vendbanimeve, por vetëm si raste nga komuna. /GazetaePrizrenit.net/