19-05-2024

Prizren: Mësimdhënësi ngacmon seksualisht nxënësen

Sipas policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar të miturën që nga muaj shtator, përcjellë Insajderi.

Në raportin policisë thuhet se personi në fjalë e kishte ngacmuar nxënësen përmes komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejt dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale viktimën femër K-Shqiptare (e mitur)”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.