07-05-2024

Reagon Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ndaj sulmit të prokurorit në Prizren

Shoqata e prokurorëve të Kosovës kërkon që sa më parë të kapet autori i këtij sulmi dhe të sillet para organeve të drejtësisë.

“Njoftojmë opinionin se asnjë kërcënim apo sulm ndaj prokurorëve të shtetit, nuk do të lëkund asnjë prokurorë që të zbatojë ligjin dhe të merr të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të sjell para drejtësisë të gjitha ata që dyshohen se kanë kryer vepra penale”, thuhet në reagim.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës garanton të gjithë qytetarët se asnjë rast penal nuk do të mbetet pa u trajtuar deri në fund, brenda afateve ligjore, sa do që këto afate mund të duken të stërzgjatura.

Asnjë koment

Comments are closed.