19-04-2024

Prizren: Mungojnë dëshmitarët, dështon seanca për kanosje dhe dëmtim të pasurisë

Mungesa e dëshmitarëve Bekim Xhaferi dhe Besnik Rexhaj, është bërë shkak për shtyrjen e seancës gjyqësore e paraparë të mbahej të hënën, ndaj Dëfrim dhe Ahmet Elshani, të cilët akuzohen se kanë dëmtuar pasurinë e dy dëshmitarëve në fjalë.

Në këto rrethana, gjyqtari i çështjes, Mehmet Ndrecaj, ka shtyrë seancën gjyqësore për 11 shtator 2018, duke filluar nga ora 13:30, ndërsa për dëshmitarët në fjalë ka lëshuar urdhër për sjellje me forcë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Dëfrim dhe Ahmet Elshanit, të cilët i akuzon se më 16 shkurt 2015, kanë sulmuar automjetin e të dëmtuarve Bekim Xhaferi dhe Besnik Rexhaj duke u shkaktuar dëme materiale.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Ahmet Elshani, në ditën kritike përveç goditjes së automjetit të të dëmtuarve, poashtu ka kërcënuar me fjalë të dëmtuarit me fjalët “nuk guxoni me ardhë këtu, largohuni menjëherë”, të cilat fjalë kanë shkaktuar frike dhe ankth te të dëmtuarit.

Sipas organit të akuzës, krejt kjo situatë kishte ndodhur pas përfundimit të punës nga i dëmtuari Bekim Xhaferi dhe punëtori i tij Besnik Rexhaj, të cilët po punonin në një shtëpi sipas kontraktimit të pronarit të shtëpisë./betimiperdrejtesi/

Asnjë koment

Comments are closed.