25-04-2024

Dy prizrenas dënohen shkaku i një lëndimi të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit  dënues ndaj të akuzuarve  me iniciale  F.M.  dhe V.M. që të dy nga Prizreni  për shkak se  në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Të akuzuarin me iniciale F.M. , gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muaj, ndërsa të akuzuarin me iniciale V.M  gjykata e ka dënuar me dënim me kusht prej 6 muaj, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej dy vite nëse i pandehuri nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk kryen vepër tjetër penale.

Në aryetimin e këtij aktgjykimit, thuhet e me datën 25.09.2011, rreth orës 19:30 minuta, në Prizren, në udhëkryqin që lidh  rrugën “Edit Durhan” me rrugën “Jusuf Gërvalla”, në bashkëkryerje  i shkaktojnë lëndim të rëndë trupor, të dëmtuarit me iniciale G.B. në atë mënyrë, pasi qe më parë i dëmtuari e thërret në telefon bashkëshorten e të pandehurit F.M., e njëjta me insistimin e të pandehurit, cakton një takime me ç‘rast të pandehurit dalin  në vend takim, duke iu afruar automjetit pa targa të regjistrimit ku i pandehuri i parë kërkon nga i dëmtuari që të del jashtë automjetit, i dëmtuari refuzon, e më pas i pandehuri hap derën e automjetit e godet me shkop të bejsbolli  ndërsa i pandehuri i dytë  e godet me grusht dhe shqelma të dëmtuarin në kokë me ç‘rast i shkaktojnë lëndime të rënda trupore./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.