07-05-2024

Prizren: Ndalohet për 48-orë i dyshuari për plagosjen në Dragash

Sot është arrestuar një person në Dragash, pasi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin e tij.

Policia ka konfirmuar se viktimë është Kadri Qusaj, ndërsa i arrestuari është Omer Muhameti, ish-dhëndri i tij.

Në lidhje me këtë rast Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndalur në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin O.M., nga fshati Brodosanë – Komuna e Dragashit, për shkak të dyshimit  se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur të dëmtuarin K.Q., (ish – vjehrrin e tij) në Dragash, pas një mosmarrëveshje paraprake rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.

I dyshuari O.M., dyshohet për veprat penale “Tentim vrasje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj të dyshuarit O.M., brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.