07-05-2024

Propozohet suspendimi i një togeri policor, dyshohet për keqpërdorim detyre

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, nën dyshimin se ka manipuluar orët shtesë të punës.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media nga IPK-ja të premten, togeri dyshohet për keqpërdorim të detyrës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

IPK-ja ka thënë se hetuesit e tij do të jenë në konsultim me prokurorin përgjegjës për të ndërmarrë veprime të tjera hetimore për ta sqaruar rastin./BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.