Ujësjellësi ka njoftuar për ndërprerje e furnizimit me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të punimeve, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren ka njoftuar se, për shkak të punimeve që po realizohen në sheshin “Shatërvan” nga Komuna e Prizrenit, sot do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit.
Kohëzgjatja e ndërprerjes:
Nga ora 09:00 deri në 17:00, pa ujë do të mbesin këto zona:
1. Rruga e Pushkatarëve
2. Qylani i Vjetër
3. Hotel Kaqinari
KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A njofton se pas përfundimit të punimeve, furnizimi me ujë të pijes do të rikthehet në mënyrë të rregullt në këto zona.