16-06-2026

Prizren: Parandalohet një tragjedi, Policia dhe zjarrfikësit shpëtojnë një person

Një intervenim i shpejtë i policisë dhe zjarrfikësve ka parandaluar një ngjarje me pasoja të rënda sot në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit.

Një rreshter policor, në bashkëpunim me ekipet e zjarrfikësve, falë intervenimit të shpejtë, kanë shpëtuar një person me të meta psikike, i cili po tentonte për t’i dhënë fund jetës duke u hedhur nga një objekt banesor në lartësi të theksuar në rrugën “Faik Konica”.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe koordinimit mes ekipeve emergjente, personi është larguar nga rreziku dhe më pas është dërguar për trajtim në institucionet përkatëse.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet kompetente./ Tv Prizreni

Asnjë koment

Comments are closed.