17-04-2024

Prizren: Ndërroi jetë ish-futbollisti i Lirisë, Duraku

Sot, në moshën 60-të vjeçare, ka ndërruar jetë, ish-futbollisti Ilijas Duraku, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka qenë pjesë e dy klubeve më me emër në Prizren “ Liria” dhe “Progres eksporti” në fund vitet 70-ta dhe fillim të 80-tave.

Në njoftimin e KF “ Liria”, ndër tjera thuhet se Duraku, po ashtu ishte dhe futbollistë i klubit “Koritiniku”, në fundvitet e 80-ta si dhe trajner i të njëjtit klub luftës.

I ndjeri Ilijas Duraku, në prani të familjarëve, miqve dhe sportistëve, është varrosur pasdite në varrezat e Arbanës, ku edhe ka jetuar. /GazetaePrizrenit.net

Ndahet nga jeta ish futbollisti i Lirisë, Ilijas Duraku

 

Asnjë koment

Comments are closed.