25-11-2024

Prizren: Ndodh edhe kjo, vetura zyrtare “në pikë dite” futet në rrugë njëkahshe (VIDEO)

Veturat zyrtare shpesh herë ndodh të thyejnë rregullat në komunikacion si dhe të rrezikojnë jetën e qytetarëve siç ka ndodhur edhe së fundmi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues i Gazetës ka dërguar pamje në faqen e redaksisë, teksa shihet vetura zyrtare me targa 3Z, duke kaluar në rrugë njëkahshe, ani pse kishte këmbësorë duke ecur në atë rrugë.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit rreth orës 12:00 në rrugën “Brahim Osmanaj”.

Ashtu siç bën të ditur sinjalizuesi, ai ka ndalur veturën për ta pyetur se si mund të thyhen rregullat e komunikacionit nga një veturë zyrtare.

Shoferi i veturës ka përdorur fjalë banale drejt sinjalizuesit, i njëjti ka vazhduar në drejtim të tij me një shpejtësi të vrullshme.

Asnjë koment

Comments are closed.