17-05-2024

Prizren: Nëntë të porsalindur 24-orëshin e fundit

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë 24-orëve të shkuara janë regjistruar nëntë raste të lindjeve, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë prijnë femrat, ndonëse numri i tyre është vetëm për një më i madh krahasuar djemtë. Pra 5 nga foshnjat janë vajza, ndërsa 4 djem.

Nga numri i lindjeve dy janë “cezariane”  me operim. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.