05-05-2024

Skandaloze: Pleqtë e vdekur serbë votuan në zgjedhjet e fundit në Kosovë

 Qytetarët serbë të cilët në të kaluarën kanë pasur të drejtë vote në Kosovë por kanë ndërruar jetë vite më parë, figurojnë si votues në zgjedhjet e 6 tetorit në listën e votuesve jashtë Kosovës, konkretisht Serbi.

Në votat e ardhura me postë nga Serbia, të cilat u shpallën të pavlefshme në një vendim të PZAP-së të hënën, figurojnë edhe votues që nuk jetojnë më.

Zorka Nikshiq, një grua nga Serbia e cila në të kaluarën ka pasur të drejtë vote në Kosovë, por që ka ndërruar jetë më 2018, ka figuruar si votuese në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Sipas një shpallje për të vdekurit, rezulton se Zorka Nikshiq ka ndërruar jetë më 9 nëntor të vitit të kaluar.

E në listën e votuesve nga jashtë Kosovës në zgjedhjet e fundit, figuronte edhe emri i Dobrivoje Ivanoviq, një ish-qytetari serb nga Kosova që ka ndërruar jetë në vitin 2002.

Për vdekjen e Dobrivoje Ivanoviq ka shkruar më 9 tetor Miqa Ivanoviq, djali i tij. Ka thënë se e ka pritur që babai i tij të rezultonte në listën e votuesve nga jashtë./Front Online

Asnjë koment

Comments are closed.