22-11-2024

Prizren: Nga 12 testime vetëm një i infektuar, 21 persona në vetizolim

Visar Shehu, drejtori i Shëndetësisë në Prizren, ka njoftuar se nga 12 testime vetëm një person ka rezultuar pozitiv në këtë komunë me COVID19.

Ai përmes një postimi në facebook, ka shkruar:

“29 raste gjithsejt, 2 jane tashme te sheruar, 1 ka nderuar jete fatkeqesisht, 4 jane ne kliniken infektive ne QKUK, 21 jane ne vetizolim!

Neser do behen edhe 11 testime, shpresoje asnje te mos rezultoje pozitiv, gjithesesi te mos vetkenaqemi dhe ti respektojme te gjitha masat.

Ju lutem per durim edhe per pak”, shkruan ai.

Asnjë koment

Comments are closed.