Berisha kërkon hetime rreth dyshimeve për “vjedhje” nga pushteti lokal në produkte medicinale

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Prizren, Zafir Berisha ka kërkuar nga organet e drejtësisë hetimin e dyshimeve për siç ka thënë vjedhjes nga qeveria lokale, në kohë pandemie.

Postimi i plotë i tij:

“Vjedhje dhe keqpërdorimi i taksave të qytetarëve edhe në këtë kohë të pandemis nga qeveria aktuale në Prizren, vërtet ështe skandaloze me te cilën duhet të mirren organet e drejtësis.

Tenderi i negociuar me vlerën mbi 100 mijë ero për produkte medicionale me çmime me të shtrejta prej 100% nga një komunë fqinje, mendoi se përveç se është poshtërsi është edhe një tregues i hajnis që po bënë qeveria e LVV në Prizren, ku në këtë rastë ka negocuar me një operator të dyshimt i cili si bisnes nuk ka 1 vitë që është regjistruar e që dyshojet se është i afërt me grupet kriminale të pushtetarëve në Prizren”, ka shkruar ai.

Lexo edhe:

“Çmimet në qiell” në kohë pandemie, Komuna e Prizrenit paguan 14 euro për litër për dezinfektues, dhe 31 euro për maska