25-04-2024

MSH ia huq, fshatin e Suharekës që s’ka asnjë të infektuar e shpallë vatër të koronavirusit!

Kryetari i komunës së Suharekes, Bali  Muharremaj ka reaguar pas vendimit të MSH-së që disa fshatra të shpallen vatra të infeksionit me covid-19.

Muharremaj derisa ka bërë thirrje që të gjithë banoret të respektojnë vendimin e MSH-së, ja ka bërë me dije kësaj të fundit se në Reshtan nuk ka as edhe një rast me koronavirus.

 

“Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast.
Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin”, ka shkruar mes tjerash ai.

 

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Minstria e Shëndetësisë na ka njoftuar se ka marrë vendim që fshatrat e Komunës së Suharekës si: Vraniq, Bukosh,Krushicë e Poshtme, Reshtan, dhe Rruga “Ramiz Sadiku” të shpallen vatra të përhapjes së infeksionit.

Sipas këtij vendimi obligohen të gjithë banorët ti respektojnë masat, sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ju informoj gjithashtu se në Reshtan nuk ka asnjë rast.
Prandaj është gabim që Reshtani është theksuar si vatër e përhapjes së infeksionit për momentin.

Të dhënat për të prekurit që janë publikuar në atë zonë, janë në Rrugën “Skenderbeu” në Suharekë. Prandaj e ftoj Ministrinë e Shëndetësisë që ta përmisoj vendimin.

Ndërkohë, qytetarë të Komunë së Therandës ju ftoj që të rrini në shtëpi dhe ti respektoni rregullat e caktuara nga institucionet shëndetësore.

Bali Muharremaj

Asnjë koment

Comments are closed.