18-05-2024

Prizren: Ngriten aktakuza kundër 15 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 37 aktakuza kundër dyzet e gjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale:

Aktakuzat: 

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të
përfituara me kryerjen e veprës penale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të
paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope
apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi”.

Asnjë koment

Comments are closed.