Prizren: Ngriten aktakuza kundër 15 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza, kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy (2) personave për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e arrestit shtëpiak për një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).