24-11-2024

Prizren: Ngriten aktakuza kundër gjashtë personave

Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 91 aktakuza kundër njëqindenjë (101) personave, për vepra të ndryshme penale , përcjell “Gazeta e Prizrenit”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, si dhe një (1) kërkesë për
caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

Nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Modhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë ne vendin e punës”.

Asnjë koment

Comments are closed.