22-11-2024

Prizren: Ngriten aktakuza kundër shtatë personave

Prokurori i Shtetit njofton, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetenjë (61) aktakuza kundër gjashtëdhjetekatër (64) personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente
janë parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të
ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të
dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në
familje”.

Nga Departamenti për të Mitur, është ndaluar një (1) person (i mitur), në kohëzgjatje prej 24 orëve, për shkak të
dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Lexo edhe:

Prizren: Shkëlqimi dhe rënia e pushtetarëve lokal për “Lirinë” ( foto )

Asnjë koment

Comments are closed.