02-05-2024

Prizren: Nis gjykimi ndaj të dyshuarve se me dokumente false përfituan mbi 1 milion euro nga buxheti i Kosovës

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, në shqyrtimin fillestar janë deklaruar të pafajshëm të akuzuarit Alban Gashi, Gent Pupa, Shahin Skeja dhe Bekim Syla të cilët po akuzohen për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurorim publik dhe falsifikim të dokumenteve.

Të akuzuarit, kompania “NABS” Sh.p.k në cilësinë e personit juridik, i akuzuari Gashi si person i autorizuar, të akuzuarit Pupa dhe Skeja si pronarë të kësaj kompanie, po ngarkohen se në procedurën e prokurorimit duke paraqitur faturë fiktive kinse ka në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut dhe 10 punëtor të punësuar ka përfituar 1 milion e 394 mijë e 853 euro duke lidhur kontratë me Kuvendin Komunal të Prizrenit si autoritet kontraktues, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, të akuzuarit “CONS ENG” Sh.p.k në cilësinë e personit juridik, i akuzuari Syla si person përgjegjës po ngarkohen se kanë ndihmuar kompaninë “NABS” Sh.p.k duke i lëshuar faturën kinse të njëjtit kanë blerë nga kompania “CONS ENG” semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë ku këtë faturë të lëshuar ata e përdorin në procedurën e prokurorimit.

Pas leximit të aktit akuzues nga prokurorja Merita Kurteshi- Gaka, të akuzuarit Gashi, Pupa, Skeja dhe Syla janë deklaruar të pafajshëm për veprat penale të cilat ngarkohen.

Paraprakisht, prokurorja Kurteshi- Gaka ka thënë se personi juridik “Cons Eng”  duhet ta ketë në shqyrtimin fillestar personin e autorizuar dhe jo personin përgjegjës i cili është prezent në seancë.

Ajo shtoi se si subjekt juridik duhet të përfaqësohet nga përfaqësuesi i autorizuar.

Kurse, mbrojtësi i të akuzuarit Syla, person përgjegjës i “CONS ENG” Sh.p.k, avokat Naim Rudari tha se i akuzuari Syla është personi i vetëm i punësuar dhe e përfaqëson në çfarëdo rrethane këtë kompani.

Ai shtoi se si i autorizuar nga i akuzuari Syla do të përfaqësoj atë në bazë të dispozitave ligjore dhe se për mbajtjen e kësaj seance nuk ka kurrfarë pengese ligjore.

“Bazuar në nenin 55 par 1 të KPPK dhe nenin 20 par 6 të Ligjit  për përgjegjësin e personave juridik për vepra penale konsiderojmë se në rastin konkret nuk ka kurrfarë pengese për mbajtjen e shqyrtimit të sotëm fillestar”, tha avokati Rudari.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit Gent Pupa, avokat Arianti Koci ka thënë se personi përgjegjës në kompaninë “CONS ENG” është edhe person i autorizuar i kësaj kompanie ngase është i vetmi i punësuar aty dhe këtë ia lejon ligji për përgjegjësin penale të personave juridik.

Ai ka propozuar që kjo seancë të mbahet ngase sipas tij, çështja veçse do të zvarritet dhe se kjo do të dëmtoj të mbrojturin e tij.

Propozimin e avokatit Koci e ka mbështetur mbrojtësja e të akuzuarit Shahin Skeja, avokate Gerta Ragipi.

Seanca e radhës u caktua më 20 shtator 2022.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës së ngritur më 30 dhjetor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri “NABS” SH.P.K, akuzohet se me 26 qershor të vitit 2020 përmes personave përgjegjës- pronarëve Pupa dhe Skeja, në kuadër të veprimtarisë afariste,  kanë shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik ku kanë paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit me numër 622-20-2058-2-1-1, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit“, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit.

Po ashtu,  sipas këtij dispozitivi thuhet se i pandehuri me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender ka prezantuar faturën fiktive me numër 1052020 e datës 1 maj 2020 kinse ka në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, si dhe prezanton listën fiktive të punëtorëve kinse i ka 10 (dhjet) punëtorë të punësuar, me të cilin veprim arrin të bind autoritetin kontraktues dhe përfiton lidhjen e kontratës të datës 22 shkurt 2021, me ç’ rast përfiton në vlerë të  kontratës në shumën prej 1,394,853.90 €uro në të cilën shumë akuzohet se ka dëmtuar Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 par. 3, lidhur me par. 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës “NABS” SH.P.K akuzohet se më 26 qershor të vitit 2020, përmes personave përgjegjës- pronarëve Gent Pupa dhe Shahin Skeja, në kuadër të veprimtarisë afariste, përdorë dokumentin e falsifikuar si original, ashtu që paraprakisht merren vesh me personin juridik- të pandehurin “CONS ENG” SH.P.K, ku ky i pandehur i lëshon faturën me përmbajtje të rreme, me përshkrim: “1.shenja standarde të trafikut, 2. Karrocë sinjalizuese për devijim të qarkullimit, 3. semafor mobil për menagjimin e trafikut në rast të bllokimit të një shiriti qarkullues Ecoquartz” kinse ky subjekt ja shet të pandehurit “NABS” sh.p.k këto pajisje.

Gjithashtu, në dispozitivin e dytë të kësaj aktakuze thuhet se i pandehuri “NABS” SH.P.K falsifikon listën e punëtorëve duke i pasqyruar në listë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, këto dokumente i përdorë në procedurën e prokurimit me numër 622-20- 2058-2-1-1, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”.

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragraf 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në dispozitivin III të kësaj aktakuze thuhet se të pandehurit Gent Pupa dhe Shahin Skeja më 26 qershor 2020, si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik “NABS” SH.P.K, shkelin rregullat e prokurimit publik duke paraqitur dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurën e prokurimit me titull “Instalimi i ndriçimit publik he riparimi ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”.

Tutje thuhet se, të pandehurit Pupa dhe Skeja me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender prezantojnë faturën fiktive me numër 1052020, e datës 01.05.2020, kinse kanë në pronësi semafor mobil per menaxhimin e trafikut në rrugë, si dhe prezantojnë listën fiktive të punëtorëve kinse i kanë 10 (dhjet) punëtorë të punësuar, me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues Kuvendi Komunal i Prizrenit dhe përfiton lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, me g’ rast përfiton në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 €uro (një milion e shumë e dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, të njëjtit sipas dispozitivit të katër të aktakuzës, ngarkohen se më 26 qershor 2020 si pronar dhe persona përgjegjës të person juridik “NABS” SH.P.K përdorin dokumentin e falsifikuar si origjinalë, ashtu që paraprakisht merren vesh me të pandehurin Bekim Syla si pronar i personin juridik-të pandehurin “CONS ENG” SH.P.K, ku ky i pandehur iu lëshon faturën me numër 1052020, te datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme, me përshkrim: “I. shenja standarde të trafikut, 2. karrocë sinjalizuese për devijim të qarkullimit, 3. semafor mobil për menagjimin e trafikut në rast te bllokimit të një shiriti qarkullues Ecoquartz”, kinse ky subjekt ja shet këto pajisje te pandehurve, po ashtu falsifikon listën e punëtorëve duke i pasqyruar në listë 10 (dhjet) punëtorë të punësuar, ku më pas të pandehurit Gent Pupa dhe Sahin Skeya, këto dokumente i përdorin në procedurën e prokurimit me numër 622-20-2058-2-1-1, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit.

Me këto veprime po akuzohen se  në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1,  dhe “falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, te Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074.

Sipas dispozitivit të pestë të kësaj aktakuze i pandehuri “‘CONS ENG” SH.P.K po akuzohet se më 26 qershor të vitit 2020, përmes personit përgjegjës- pronarit Bekim Syla, në kuadër të veprimtarisë afariste, ndihmon të pandehurit Gent Pupa dhe Sahin Skeya, si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik “NABS” SH.P.K ashtu që këtij të fundit i lëshon faturën me numër 1052020, të datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit, të cilin dokument më pas të pandehurit: personi juridik “NABS” sh.p.k, Gent Pupa dhe Sahin Skeya, e prezantojnë me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, konkretisht në procedurën e prokurimit me numër 622-20-2058-2-1-1, me titull “‘Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, me të cilin veprim i pandehuri i ndihmon këtyre të përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 euro.

Ku me këto veprime po akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me menin 33, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074.

Ndërsa sipas dispozitivit të gjashtë të kësaj aktakuze i pandehuri “CONS ENG” sh.p.k po akuzohet se më 1 maj 2020, përmes personit përgjegjës-pronarit Bekim Syla, në kuadër të veprimtarisë afariste, përpilon dokument të falsifikuar, ashtu që paraprakisht merren vesh me personin juridik- të pandehurin “NABS” sh.p.k, ku i pandehuri i lëshon faturën me numër 1052020, të datës 01.05.2020, me përmbajtje të rreme, me përshkrim: “I.shenja standarde të trafikut, 2. karrocë sinjalizuese për devijim të qarkullimit, 3. semafor mobil për menagjimin e trafikut në rast te bllokimit të një shiriti qarkullues Ecoquartz”, kinse ky subjekt ja shet këto pajisje të pandehurit “NABS” sh.p.k, ku më pas i pandehuri personi juridik “NABS” sh.p.k, këtë dokument e përdorë në procedurën e prokurimit me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues  Kuvendin Komunal të Prizrenit dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, në shumën prej 1,394,853.90 euro.

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr.06/L-074

Kurse sipas dispozitivit të shtatë të kësaj aktakuze, i pandehuri Bekim Syla po akuzohet se më 26 qershor të vitit 2020, si pronar dhe person përgjegjës i personit juridik “CONS ENG” sh.p.k, ndihmon të pandehurit Gent Pupa dhe Sahin Skeya, si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik ” ‘NABS” SH.P.K, ashtu që këtij të fundit i lëshon faturën me numër 1052020, të datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit, të cilin dokument më pas te pandehurit: personi juridik “NABS” sh.p.k, Gent Pupa dhe Sahin Skeya, konkretisht në procedurën e prokurimit me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, me ç’ rast këta të fundit edhe përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 euro.

Me këto veprime akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale Keqperdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik nga neni 415 par. 3 lidhur me par. 1, lidhur me nenin 33, te Kodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074.s .

Tutje, në dispozitivin tetë të kësaj aktakuze i pandehuri Bekim Syla, si pronar dhe person përgiegjës të personit juridik “CONS ENG” sh.p.k, po akuzohet se ka përpiluar dokument të falsifikuar, ashtu që paraprakisht merren vesh me personin juridik- të pandehurin “NABS” sh.p.k, ku i pandehuri i lëshon faturën me numër 1052020, të datës 01.05.2020, me përmbajtje të rreme, me përshkrim: “1.shenja standarde të trafikut, 2. karrocë sinjalizuese për devijim të qarkullimit, 3. semafor mobil për menagjimin e trafikut më rast të bllokimit të një shiriti garkullues Ecoquartz”, kinse ky subjekt ja shet të pandehurit “NABS” sh.p.k këto pajisje, ku më pas i pandehuri personi juridik “NABS” sh.p.k këtë dokument e përdorë në procedurën e prokurimit me titull “‘Instalimi i ndriçimit publik he riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, e me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, me c’ rast përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90

Me këto veprime po akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr.06/L-074. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Asnjë koment

Comments are closed.