24-04-2024

Prizren: Nis ofrimi i shërbimit të analizave të tumor-markerëve

Në datën e shënimit të Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, autoritetet komunale të Prizrenit kanë theksuar se ky shërbim për herë të parë ofrohet në një institucion publik të shëndetësisë primare në nivel të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tyre, qytetarët këto analiza mund t’i kryejnë me pagesë simbolike, ndërkohë që për personat me sëmundje kronike ato do të ofrohen falas, pa pasur nevojë që të caktojnë terminë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, jetësimin e këtij projekti e ka quajtur të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.