Prizren: Nisma dorëzoi padi ndaj zyrtarëve komunal, këta të fundit të gatshëm për t’u hetuar

Nisma Socialdemokrate në Prizren, të hënën përmes postës ka dorëzuar kallëzimin penal kundër zyrtarëve të lartë komunalë për çështjen e kontratës së furnizimit me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi.

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha, tha se dorëzimi i kallëzimit penal ndaj zyrtarëve të komunës, është tejkalimi i autorizimeve autorizimet ligjore dhe duke mos respektuar ligjin për prokurim publik, kanë nënshkruar një kontratë me çmimet për njësi që nuk janë në përputhje me çmimet e tregut, që përbën shkak të dyshimit të arsyeshëm për keqpërdorim të parasë publike duke dëmtuar buxhetin për 70 mijë euro, tha ai.

Ai tha më tej se, përmes këtij kallëzimi nuk themi janë apo nuk janë fajtor të paditurit, por ia lëm të këtë ta vërtetojnë organet e drejtësisë, theksoi ai. Nisma pretendon se kryetari Mytaher Haskuka, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu dhe shefi i Zyrës së Prokurimit, Isa Osmankaj në këtë lëndë të prokurimit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik.

Drejtori Shehu, thotë se është i gatshëëm të përballet me drejtësinë që nga ky moment për këtë rast, dhe thotë se dikasteri që e drejton ai ka qenë vetëm njësi kërkuese rreth tenderit të shumëpërfolur. Drejtori Shehu, thotë se kallëzimi penal është bërë në shumë adresa të gabuara dhe jo në të duhurën, dhe për këtë është dashur të kanë dijeni paditësit.

Ndryshe, ky kallëzim penal ndërlidhet me tenderin për “Furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga Korona virusi në komunën e Prizrenit” në shumën prej 102.040 euro, i cili ka ngjall reagime të ndryshme nga partitë politike dhe shoqëria civile./tvprizreni.info/