14-07-2020

Prizren: Paraburgim ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren, gjatë vikendit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj dy të dyshuarve për dhunë në familje.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës (PK), i arrestuari i parë dyshohet se nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij.

Kurse i arrestuari i dytë, sipas PK-së,  dyshohet se gjatë orëve të mëngjesit të së premtes ka shkaktuar dhunë në familje.

Asnjë koment

Comments are closed.