19-04-2024

Prizren: Një mjek izolohet shkaku i koronavirusit

Një mjek i shërbimit urgjent në Prizren, tashmë është izoluar dhe është në pritje të rezultatit të testimit.

Kjo ka ndodhur pas konfirmimit të rastit të dytë me Covid-19 në këtë komunë.

Drejtori i Emergjencës në Prizren, Gylgjan Hasani, ka thënë për KTV se po kujdesen edhe për personat që janë vetizoluar dhe se për momentin janë të pajisur mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse.

Një person tjetër, me profesion stomatolog nga Ortakolli, dje është raportuar si i infektuar me koronavirus në Prizren. Personi i moshës 58-vjeçar, kishte ardhur nga Bullgaria.

Sipas burimeve të portalit Gazeta e Prizrenit mjeku i izoluar është në lidhje familjare me të infektuarin e djeshëm, por kjo nuk është konfirmuar.

Ai nuk ka shenja të sëmundjes, por mund të jetë bartës i infeksionit. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.