19-04-2024

Prizren: Një person i panjohur rrah brutalisht një 9-vjeçar, ia thyen krahun

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Hadi Kartanxhiu’ në Prizren, ku një person i panjohur dyshohet se ka sulmuar fizikisht një fëmijë të moshës 9-vjeçare, të cilit i ka shkaktuar lëndime serioze,.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i mituri është dërguar atje me lëndime të rënda ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar frakturë në krah.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët në kuadër të veprimeve hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prindin e fëmijës.

Bazuar në dëshminë e tij, fëmija ka qenë duke lozur në rrugë dhe një burrë i panjohur e ka sulmuar brutalisht.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë trupor’, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Asnjë koment

Comments are closed.