Policia e rajonit të Prizrenit në dy raste të veçanta ka sekuestruar armë.
Rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Ukë Bytyqi” në Prizren, kur një patrullë policore në një pikë kontrolli kishte ndaluar një automjet në të cilin ndodhet vetëm vozitësi.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar: një palë pranga-lidhëse metalike me mbishkrimin ne te “ALCYON Made in Spain, dhjete (10) lidhëse plastike ,dy thika, një shufër metalike, një bombole gazi lotsjellës me mbishkrimin A,.T.L.-CS, 299 copë gëzhoja të cal.9mm, një pasaporte e Shqipërisë.
Po ashtu është konfiskuar edhe një xhakete ushtarake me emblema të PK-së, gjashtë (6) forma të PK-së– Procesverbal mbi intervistimin e të dyshuarit dhe dy (02) fletore me embleme të PK-së.
Zyrtari për media në policinë rajonale, Vesel Gashi, ka njoftuar se rasti i dytë ka ndodhur dje në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
Patrulla policore në vendngjarje ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë, zotin e dasmës të dyshuarin H. Z cili ka pranuar se ka shtënë disa herë me armë zjarri me gaz ku edhe dorëzoi armën e tipit “Zoraki”, një karikator si dhe trembëdhjetë (13) gëzhoja.
Në lidhje me rastet ne fjalë është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka rekomanduar që rastet të shkojë në procedurë të rregullt.