19-04-2024

Çfarë lehtësimesh për mërgimtarët, parasheh Suhareka?

Në kontekstin e ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarë, e sidomos nga mërgimtarët, Komuna e Suharekës ka paraparë disa lehtësira, përfshirë edhe ofrimin e ujit dhe të pijeve freskuese, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Kështu nga 15 korriku deri më 15 gusht, komuna do të shtojë përkujdesjen në shërbim të mërgimtarëve.  Kjo u tha, sot në takimin e rregullt javor të Këshillit të drejtorëve, e cila u mbajt nën drejtimin e kryetarit Bali Muharremaj.

Në një njoftim, thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore veturave me targa nga jashtë do t’u lejohet që gjatë orarit të punës të hyjnë e dalin në oborrin e Komunës, gjatë kohës sa ata vijnë për të rregulluar dokumentacionet personale.

“Komuna do të sigurojë dy aparate fotokopjimi, si dhe ujë e gjëra freskuese gjatë kohës sa ata presin për të kryer punë”, thuhet në njoftim.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.