10-12-2024

Prizren: Orientohet shpenzimi i mbi 2.2 milion eurove nga hyrat vetanake

Kuvendi Komunal (KK) i Prizrenit, të enjten do të shqyrtojë propozim-vendimin për bartjen e mjeteve të pa shpenzuara nga të hyrat vetanake përgjatë viteve 2016-2017 për vitin në vijim, në shumë prej mbi 2. 2 milion eurosh.

Komiteti për Politikë e Financa i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, paraprakisht një ditë më parë, përcaktoi pikat e rendit të ditës së seancës së KK-së.

Kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi, ka thënë se në rendin e ditës së seancës do të jenë edhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Kuvendit për vitin 2018-të, pastaj shqyrtimi i raportit të buxhetit komunal për vitin 2018-të, shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të Transparencës për këtë vit, si dhe shqyrtimi i propozimvendimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik për ndërtimin e stadiumit të futbollit në Zhur.

Mbledhja si zakonisht, fillon në orën 10:00.

Asnjë koment

Comments are closed.