Prizren: Pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike
Komuna e Prizrenit nëpërmjet Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar se po kujdeset për përmbushjen e nevojave të familjeve me gjendje të rëndë ekonomike duke i furnizuar ato me pako ushqimore gjatë këtyre ditëve të izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.
Familjet me gjendje të rëndë ekonomike janë përzgjedhur sipas databazës së Qendrës për Punë Sociale.
“Me anë të këtij njoftimi ftojmë familjet e tjera me gjendje të rëndë ekonomike të cilat nuk janë të përfshirë në kategoritë sociale dhe nuk gjenden në databazën e Qendrës për Punë Sociale, të paraqiten në Qendrën e Thirrjeve të Komunës së Prizrenit në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo në Viber dhe WhatsApp në numrin +383 45 119 200 për të qenë përfitues potencialë me pako ushqimore”, thuhet në njoftimin e Komunws.
Familjet e paraqitura në Qendrën e Thirrjeve fillimisht do të verifikohen nga komisioni i QPS-së për gjendjen e tyre ekonomike dhe më pas do të furnizohen me pakot ushqimore.