05-05-2024

Prizren: Pamje e rëndë nga aksidenti fatal në autostradë ku vdiqën tre të rinj

Një aksident i frikshëm i mori jetën tre të rinjve nga Kosova. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, ku ata po bënin gara me makina.

Tre viktimat janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Aksidenti fatal është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë xhiruar nga një prej personave që po e ndiqnin nga afër garën dhe kanë kapur momentin e tmerrshëm që për tre tjerë ishte fatal.

Asnjë koment

Comments are closed.