21-05-2024

Prizren: Pezullohen nga puna drejtori dhe tre zyrtarë të QKMF-së ( Dokument )

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren dhe tre zyrtarë të tjerë të këtij institucioni janë pezulluar nga puna,  raporton sot Gazeta e Prizrenit.

Në arsyetimin e vendimit, thuhet se kjo masë ndaj tyre është marrë pasi “janë dhënë prova të besueshme për shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrave të punës”.

Sipas vendimit të Komisionit Disiplinor të Komunës së Prizrenit, një kopje të të cilit e ka siguruar portali “Gazeta e Prizrenit”, pos drejtorit Dr.  Xhevat Elezkurtaj,  të suspenduar janë edhe mjeku G.H,  si dhe zyrtaret N.H dhe F. B. zyrtare për financa.

Në vendim, thuhet se pezullimi i përkohshëm nga vendi i punës, pa të drejtë ankese, merret deri në një vendim tjetër, ndërsa ndalohet edhe qasja në institucion.

Ndonëse në vendim nuk preciozet, burime të besueshme të “Gazetës së Prizrenit” me kusht anonimiteti, bëjnë të ditur se shkak janë disa kujdestari dhe pagesa e tyre. / Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.