Prizren: Para të falsifikuara deponohen në një bankë

Një shumë prej 600 euro të cilat janë deponuar në një bankë në Prizren, dyshohet të jenë të falsifikuara, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Referuar Policisë, rastin e ka paraqitur një punonjës i bankës, ndërsa paratë janë konfiskuar.

Raporti nga PK:

“Rr. Avni Rrustemi, Prizren 07.02.2023 – 13:20. Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës, ka informuar se nga klientë të bankës janë deponuar 600 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar”.

/Gazeta e Prizrenit