24-11-2024

Prizren: Paraburgim për therjen në bastore

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një  muaji ndaj të pandehurit me iniciale A.K. nga fshati Lubiqevë e Prizrenit.

Një masë e tillë i është shqiptuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka  kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor, ndërsa do të  llogaritet që nga koha e arrestimit, me 03 maj.

Duke ju referuar rastit, zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj, ka njoftuar se rasti kishte ndodhur me 02.05.2018, në periodën kohore 22:00 – 22:20 minuta, në Prizren në kazino “Play For Ëin” pas një mosmarrëveshje paraprake, i pandehur  i shkakton lëndim të rëndë trupor  me mjet të rrezikshëm thikë të dëmtuarit me iniciale S.M.

“Pasi takohen në kazino dhe pas një komunikimi të shkurtër në mes veti i pandehuri nxjerr thikën dhe godet viktimën S.M. me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, sipas raportit mjekësor  të Qendrës Emergjente në Prizren”, ka thënë ajo.

Asnjë koment

Comments are closed.