Prizren: Paraburgim dy të dyshuarëve për shpërndarje të narkotikëve
Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni, pasi ata dyshohet se kanë blerë, poseduar, shpërndarë dhe shitë lëndë narkotike, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Masa ndaj B.A. nga Gjilani dhe S.K. nga Prizreni llogaritet nga 3 gushti dhe është e vlefshme deri më 2 shtator.
Sipas Gjykatës, ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.A., nga neni 187 par.1 nën par 1.2., pika 1.2.3, të KPP-së dhe për caktimin e arrestit shtëpiak për të pandehurën me iniciale S.K. nga neni 183 par.1 nënpar.1.2 të KPP-së, duke pasur parasysh peshën e veprës penale, pasojat që mund të shkaktoheshin nga shitja apo shpërndarja e narkotikëve.
“Nga rrethanat dhe mënyra se si të pandehurit kanë kryer këtë vepër penale, nga sjelljet e tyre të mëparshme tregojnë rreziku nëse të njëjtit lihen në liri sidomos menjëherë pas kryerjes së kësaj vepre penale do të përsërisin këtë vepër penale të natyrës së njëjtë”, thuhet ne njoftimin nga GJTH. /GazetaePrizrenit.net