23-11-2024

Prizren: Paraburgim katër të dyshuarve nga Velezha shkaku i narkotikëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh, ndaj të pandehurve me iniciale P.D. ,B.D. ,K.D. ,M.K., që të gjithë nga fshati Velezhë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, shkruan “Gazeta e Prizrenit”

Në kumtesë thuhet se nga provat të cilat janë pjesë e shkresave të lëndës del se  bëhet fjalë për vepra penale të natyrës së rëndë të cilat kanë shtrirje mjaft të madhe në territorin e kësaj Gjykate, mënyra në të cilat janë kryer këto vepra penale e të cilët në bashkëkryerje dyshohen se kanë bërë shitjen e substancave narkotike të dëmtuarave.

“Duke shfrytëzuar shitjen e substancave narkotike të njëjtit kanë kontraktuar shuma joproprocionale të pasurisë në këmbim të shërbimit të personit tjetër, sjelljen e mëparshme të pandehurve kur të gjithë të pandehurit janë të përfshirë dhe të regjistruar si kryerës të veprave penale të ndryshme, zakonisht të veprave që kanë për motiv përfitimin e dobisë pasurore, si dhe rrethana tjera tregojnë rrezikun se të njëjtit mund të përsërisin vepra tjera penale të kësaj natyre që do të sillte pasoja edhe me të rënda për jetën dhe pasurinë e njerëzve, po ashtu rritja e numrit të madh të këtyre veprave penale dhe lënia në liri e të pandehurve në anën tjetër do të reflektonte negativisht në rrethin ku jetojnë të pandehurit”, thuhetnë kumtesë.

Sipas Gjykatës, në rrethanat e lartcekura, caktimi i paraburgimit ndaj të pandehurve sipas kësaj baze ligjore është i arsyeshëm dhe i domosdoshëm., kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale./GazetaePrizrenit.net

 

Asnjë koment

Comments are closed.