25-04-2024

Prizren: Paraburgim për dhunë familjare

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga fshati Lubizhdë e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale dhuna në familje dhe mospërfillja e gjykatës, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Në kumtesën e Gjykatës, thuhet se me datën 05.04.2020 rreth orës 19:00 në shtëpinë e përbashkët familjare në Lubizhdë, me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në mënyrë të vazhdueshme i shkakton dhunë keqtrajtim fizik dhe psikologjike të dëmtuarës vajzës së tij – viktimë e ndjeshme, e cila duke e mbikëqyrur  nënën e saj e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, i pandehuri shkel urdhrin mbrojtës të gjykatës.

“Ai fjaloset fillimisht me të dëmtuarën, duke tentuar ta sulmoj fizikisht e pastaj e kanos me fjalë, ku si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar frikë, ankthe dhe pasiguri për jetën e saj personale. I njëjti nuk i bindet aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren , duke shkelur urdhrin mbrojtës”. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.