Prizren: Konfiskohet një sasi mishi në një thertore

Policia ka njoftuar për një rast të kontrabandimit në Prizren.

Bëhet fjalë për një thertore në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova”.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në thertoren e të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur  disa parregullsi  ku gjendeshin tri mështjerra të gjalla  pa matrikuj dhe 2.760 kg mish gjedhi pa leje paraprake të inspektoratit të veterinarisë  të cilat janë konfiskuar nga njësiti i doganës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net