Prizren: Parandalohen gjashtë raste të tentim kontrabandës gjatë javës
Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia, përmes rrugëve ilegale.
Në regjionin e Prizrenit, gjatë kontrollës se një ngarkese, është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e tij, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.
Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave si në vijim:
- Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike
- Rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona
- Rasti 5: 10,800 copë vezë të fresketa
Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandalojë një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia: 70 pako çokollata.
Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogramë.
Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.