20-04-2024

Prizren: Ia vjedh viktimës telefonin e orën, hajni e kërcenon edhe me pistoletë lodër

Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur dje në Prizren.

Një viktimë është ankuar në polici se një i dyshuar i kishte vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil.

I dyshuari kishte nxjerrë edhe një pistoletë, me të cilën ka kërcënuar viktimën.

“Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar./IO

Asnjë koment

Comments are closed.