19-04-2024

Prizren: Parandalohen gjashtë raste të tentim kontrabandës gjatë javës

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë pasur një javë të sukseshme në parandalimin e kontrabandimit ku kanë parandaluar gjashtë raste të tentim kontrabandës.

Fillimisht në Mitrovicë, njësitet e Antikontrabandës të Doganës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues i cili ishte duke transportuar 1500 litra Vaj Ushqimor të kontrabanduar nga Serbia, përmes rrugëve ilegale.

Në regjionin e Prizrenit, gjatë kontrollës se një ngarkese, është vërtetuar se malli badema nuk ka dokumentacion mbi prejardhjen e tij, sasia e tyre ishe rreth 680 kg.

Derisa në regjionin e Mitrovicës, janë regjistruar tri raste të kontrabandimit të mallrave ku janë parandaluar futja e mallrave  si në vijim:

  • Rasti 3: 450 litra Pije Jooalkoolike
  • Rasti 4: 2000 copë mikro kabllo telefona
  • Rasti 5: 10,800 copë vezë të fresketa

Derisa në rastin e fundit dogana ka arritur të parandalojë një automjet të dyshimtë i cili ishte duke transportuar mallra të kontrabanduar nga Serbia: 70 pako çokollata.

Sasia e përgjithshme e mallrave të konfiskura kalon 6000 mijë kilogramë.

Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe ndaj personave përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.

Asnjë koment

Comments are closed.