Kryesuesi i Kuvendit të Prizrenit, Sulltan Badalli, ka njoftuar se sot, në cilësinë e Kryesuesit të Kuvendit Komunal te Prizrenit, ka pasur një konsultim shefat e Grupeve të Kuvendarëve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ai ka shkruar se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia covid-19 dhe pasojat që i ka sjellur, pos shëndetësore edhe në aspektin ekonomik e afarist, për t’ua lehtësuar gjendjen dhe për ti suportuar subjektet afariste në Komunën e Prizrenit, në këtë takim ndër tjera kanë diskutuar për:
1.Lirimi nga pagesa e qerasë për bizneset që i shfrytëzojnë me qera lokalet që janë pronë komunale.
2.Lirimi nga pagesa për të gjitha bizneset që shfrytëzojnë hapësirën publike për veprimtari afariste (karriget dhe tavolinat).
3.Lirimi nga pagesa e taksës vjetore komunale për bizneset.
Periudha e post-covid do të jetë sfiduese si për sektorin privat, po aq edhe për institucionet shtetërore, për të tejkaluar krizën eventuale ekonomike dhe në kuadër të domenit të përgjegjësive që na takojnë do të jemi përkrahës dhe do ti gjindemi afër këtij sektori, që është edhe bazamenti e katalizatori ekonomik i funksionimit të shtetit, gjegjësisht komunës sonë.”, ka shkruar kryesuesi Badalli.