19-04-2024

Prizren: Lirohet shtetasja e Shqipërisë që u arrestua për tentim vjedhje

Prokuroria Themelore në Prizren, pas intervistimit, e ka liruar në procedurë të rregullt shtetasen e Republikës së Shqipërisë, të arrestuar të hënën për tentim vjedhje në Prizren.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, prokurori kujdestar në Prokurorinë e lartcekur, Metush Biraj ka bërë të ditur se pas intervistimit, e dyshuara është liruar ne procedurë të rregullt.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur, për “Betimi për Drejtësi”, se gjatë të hënës, në orët e mbrëmjes ka ndodhur një tentim vjedhje e rëndë në lagjen “Arbana” në Komunën e Prizrenit.

Sipas Osmanollajt, e dyshuara, shtetase e Republikës së Shqipërisë, ka tentuar të kryej vjedhje në dy shtëpi në lagjen “Arbana”, mirëpo e njëjta është arrestuar në flagrancë nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa sa i përket respektimit të masave mbrojtëse të vëna nga Qeveria e Kosovës, për shkak të COVID 19, zëdhënësi i policisë së Kosovës në Prizren ka deklaruar se nuk ka ndonjë rast ku është evidentuar ndonjë shkelje e këtyre masave. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.